Telegrafi

VV e bllokon Pastrimin

Aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje edhe sot kanë vazhduar me bllokimin e hyrjen së Feim Salihun në Kompaninë “Pastrimi”. Salihu është shkarkuar nga Komuna e Prishtinës por ai nuk e pranon ketë vendim.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Adonis Tahiri ka shkruar në Facebook se janë para derës së “Pastrimit”. “Vazhdon protesta tek KRM ‘Pastrimi’, deri në zbatimin e vendimit të Bordit dhe të Gjykatës, deri në largimin e uzurpatorit Feim Salihu”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/