Site icon Telegrafi

VV: Dënimi i punëtorit të ProCredit-it i padrejtë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka reaguar ndaj vendimit siç e ka quajtur të padrejtë dhe joligjor të Gjykatës Themelore në Prizren me të cilën Abdullah Thaçi, ish-punëtor i Procredit Bank është dënuar me gjobë prej 5000 euro, sepse, sipas aktakuzës, gjendjen e llogarive të Drejtorit të Arsimit në Prizren Nexhat Çoçajt, dhe mësimdhënësit Bekim Thaçi, i kishte futur në një zarf dhe ia kishte dorëzuar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila këto llogari bankare i ka përdorur për të ushtruar kallëzim penal ndaj tyre.

Sipas Vetëvendosjes sipas aktgjykimit të gjykatës, Abdullah Thaçi është dënuar për shkak se ka thyer procedurat e aplikueshme bankare, respektivisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe moszbulimin e informacioneve bankare, pavarësisht se ato dëshmi i janë dërguar prokurorisë dhe flasin për keqpërdorim të parasë publike nga Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj.

Neni 203, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës thotë se “personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse e ka zbuluar informacionin konfidencial për interes publik nëse interesi i tillë peshon më shumë se mos zbulimi i informatës së fshehtë”.

Andaj, me aktgjykimin e vet për këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit, siç thotë Vetëvendosje përpos që ka marr vendim të padrejtë ka bërë edhe shkelje ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version