Site icon Telegrafi

“Vuvuzela”, “Spillcam” dhe “Refudiate” fjalët më të përdorura më 2010

“Global Language Monitor” analizon trendët e shfrytëzimit të fjalëve, me theks të veçantë në anglishten globale, ndërsa fjalët e lartpërmendura gjenden në listën e fjalëve të përdorura më së shpeshti më 2010.

Fjala “spillcam” u paraqit pas shfaqjes së xhirimeve në rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. “Vuvuzela” u bë e famshme, ose e urryer pas Kampionatit Botërorë të Futbollit, ndërsa diku është përshkruar edhe si instrument për torturë në ferr.

Fjalët tjera përfshijnë “refudiate”, fjalën e re të cilën e “farkëtoi” Sarah Palin, ndërsa kjo fjalë paraqet bashkimin e fjalës “përgënjeshtroj” dhe “mohoj”.

"Guido” dhe “Guidetta” u shpikën nga shou televiziv i Jersey Shore, ndërsa “snowmageddon” u shpik pas shtrëngatave rekorde të borës në SHBA, derisa fjala “Hu” (presidenti Hu Jintao nga Kina) sivjet ka qenë emër i përmendur shpesh.

Monitor, me bazë në Austin, listën e fjalëve më të përdorura ka filluar ta përpiloj prej vitit 2000. Atëbotë në krye të listës ishin fjalët si: “chad”, “dot.com” dhe “W” (George W. Bush), derisa ndër fjalët më të popullarizuara të dekadës së kaluar ishin edhe “Twitter”, “Obama” dhe “H1N1”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version