Vushtrria është rikthyer pas disa viteve në elitën e futbollit kosovar.
Klubi me traditë të madhe në futbollin tonë ka zyrtarizuar katër futbollistë për edicionin e ri.
Në fakt janë dy vazhdime të kontratave dhe dy rikthime në skuadër pas aventurave tek ekipet tjera.
Sulmuesi Daut Maxhuni si dhe Djellon Dragusha kanë vazhduar kontratat me klubin e tyre Vushtrria.
Ndërkohë vushtrriasit kanë rikthyer edhe dy ish-futbollistë të tyre.
Fjala është për mesfushorin defensivë Besfort Dervishaj që vije nga Drenica dhe Kujtim Pantina që rikthehet në klub pas aventurave te Vllaznia e Trepça. /Telegrafi/