Site icon Telegrafi

Vushtrria u shpall kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave në hendboll, lista e fituesve të titullit prej pavarësimit të sportit

(Foto: kosovahandball.info)

Vushtrria e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll për sezonin 2020/2021 në konkurrencën e femrave.

Kjo skuadër të shtunën mbrëma fitoi 22-21 ndaj Istogut në ndeshjen e tretë të finales së ‘play-offit’ dhe me fitore prej 2-1 në tri ndeshje u shpall kampion.

Kampionët e Kosovës prej pavarësimit të sportit e deri më sot:

2020/21 Vushtrria
2019/20 Ferizaj
2018/19 Istogu
2017/18 Shqiponja
2016/17 Prishtina
2015/16 Prishtina
2014/15 Kastrioti
2013/14 Kastrioti
2012/13 Kastrioti
2011/12 Prishtina
2010/11 Prishtina
2009/10 Prishtina
2008/09 Kosova Vushtrri
2007/08 Kosova
2006/07 Vicianet
2005/06 Vicianet
2004/05 Kosova
2003/04 Kosova
2002/03 Kastrioti
2001/02 Kastrioti
2000/01 Kastrioti
1999/00 Kastrioti
1998/99 (kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1997/98 Samadrexha (kampione vjeshtore – kampionati u ndërpre për shkak të luftës)
1996/97 Prishtina
1995/96 Vjosa
1994/95 Vjosa

Exit mobile version