Site icon Telegrafi

Vushtrria tri pikë të shpresës

Vushtrria ka arritur ta mposht Gjilanin me rezultat të pastër 2-0 duke i shtuar gjasat për mbijetesë.

Vushtrriasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke arritur të shënojnë me Daut Maxhunin fillimisht në minutën 27-të.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Bajram Zuqakun që shënoi në minutën e 42-të.

Vushtrria ka tani 24 pikë një më pak se Drita që qëndron më pozitën e nëntë që dërgon në barazh.

Gjilani tanimë ka shumë pak gjasa për titull pasi është me 36 pikë në vendin e gjashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version