“Kemi arritur marrëveshje në parim me gjithë futbollistë që ishin në klub për gashtë muajt e ardhshëm. Petrit Tairi, Ridvan Beqiri, Mehmet Gërxhaliu, Veton Shabani, Edon Pasoma, Bahri Kera, Liridon Ahmeti, Dior Zabërxha, Besart Veseli, Egzon Shabani, Daut Maxhuni, Florent Hasani”, tha Bekim Pantina për Arenën.
Ai shtoi se Kosova ka arritur marrëveshje me disa lojtarë cilësorë si Driton Vokshin, Shkëmbim Salihu e priten e tjerë.
“Kemi arritur që në skuadër për gjashtë muajt e ardhshëm t’i sjellim në skuadër edhe Driton Vokshin, Shkëmbim Salihun dhe Gëzim Rusin. Gjatë këtyre ditëve pritet që të arrijmë marrëveshje edhe me Fiton Hajdarin dhe Përparim Osmanin. Mund të ndodh që marrim edhe një lojtarë nga Maqedonia dhe një nga Mali i zi”, deklaroi Pantina. /Telegrafi/