Bashkësia Islame e Kosovës këtë Bajram për qytetarët e Vushtrrisë ka organizuar faljen e namazit të Bajramit në qendër të qytetit.
Kjo për faktin se interesimi i madh i besimtarëve për të kryer këtë rit fetar gjithmonë ka shënuar rritje, ku si pasojë edhe xhamitë, gjegjësisht hapësirat e tyre kanë rezultuar të pamjaftueshme për të falur këtë namaz.
Edhe siç mund të shihet në fotografi, numri i besimtarëve, edhe në rrugë ka qenë goxha i madh. /Telegrafi/