Në kohën kur janë në përfundim e sipër punimet në ndërtimin e objektit të ri të Komunës së Vushtrrisë, kryetari Bajram Mulaku, në mbledhjen e Këshillit të drejtorëve ka autorizuar Drejtorinë e urbanizimit që të fillohet me procedurat për projektin e rregullimit të Sheshit “Hasan Prishtina” si dhe projektin për shtatoren e patriotit Hasan Prishtina.
Disa vite më parë Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka marr vendim që ish objekti i vjetër i Komunës së Vushtrrisë të rrënohet dhe pikërisht në atë vend të ndërtohet Sheshi “Hasan Prishtina”.
Objekti i ri i Komunës së Vushtrrisë i cili po financohet nga Bashkimi Evropian pritet të përfundoj në fund të këtij viti, derisa fillimi i punëve në objektin e ri pritet të bëhet menjëherë në fillim të vitit të ardhshëm, e pastaj pritet të vazhdohet edhe me rrënimin e objektit të vjetër të Komunës për ti liruar hapësira për Sheshin “Hasan Prishtina”.