Telegrafi

Vushtrria i merr tri pikë në udhëtim te Ferizaj

Vushtrria ka regjistruar fitore minimale (1-0) si mysafir i Ferizajt, në ndeshjen e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 34, kur pas një kundërsulmi të mysafirëve, realizoi Ygor Vinicius.

Përkundër zëvendësimeve në pjesën e dytë, vendasit nuk arritën ta ndryshonin rrjedhën e takimit.

Kjo ishte fitorja e parë e Vushtrrisë në këtë sezon, ndërsa ka regjistruar edhe një barazim dhe dy humbje dhe ka arkëtuar katër pikë.

Për Ferizajn, ishte humbja e tretë sezonale, ndërsa ka arritur edhe një fitore dhe numëron tri pikë. /Telegrafi/