Site icon Telegrafi

Vushtrria kërkon ndihmën e MMPH-së për procesin e legalizimit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të hënën në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun, të shoqëruar nga drejtorët, Abdullah Klinaku, Bedri Dobra dhe Sami Istrefi.

Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme me interes të përbashkët, me theks të veçantë për ligjin i cili trajton ndërtimet paleje.

Agani, e njoftoi kryetarin Mulaku rreth angazhimit të ministrisë për procesin e legalizimit, duke thënë se janë të përkushtuar që ky proces të përfundojë sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

Në anën tjetër, kryetari Mulaku, njoftoi ministrin Agani me procesin e legalizimit në këtë komunë duke pohuar se për legalizim kanë pranuar 9703 aplikacione.

Ai tha se problem për këtë proces del të jetë fakti se një e treta e ndërtimeve në këtë komunë gjenden në tokat që janë nën sistemin e ujitjes dhe të komosacionit.

Ministri Ferid Agani, e njoftoi Mulakun se është i domosdoshëm amadementimi i ligjit i cili i trajton ndërtimet pa leje, ngase sipas tij, parashihen afate kohore të cilat nuk përkojnë me gjendjen faktike pas publikimit të regjistrit shtetëror të ndërtimeve pa leje.

Në këtë takim, po ashtu u diskutuan edhe tema tjera me interes për Komunën e Vushtrrisë, si çështja e shpronësimeve, rregullimi i shtretërve të lumenjve, ndërtimi i banesave kolektive sociale, regjistrimi i tokave me komosacion në kadastër etj.

Ministri Agani tha se do të angazhohen që realizimi i tyre të ndodhë përmes donatorëve të ndryshëm, ngase buxheti që posedon kjo ministri nuk mjafton për të zgjidhur problemet e kësaj komune. /Telegrafi/

Exit mobile version