Vushtrria e ka mposhtur me rezultat bindës Ferizajn në kuadër të javës së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Vushtrriasit këtë takim e fituan lehtas me dy gola epërsi, derisa rezultati përfundimtar ishte 3-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo në të dytën të dy skuadrat kishin një ritëm më të lartë dhe kërkonin fitoren.
Por, ishin vendasit që e filluan pjesën e dytë më mirë dhe arritën të shënonin me anë të Bashkim Shalës (49’).
Kur po kalonte minuta e 64-të, Jasmin Raboshta e dyfishoi rezultatin e Vushtrrisë me një super-gol.
Vushtrriasit arritën që ta shënonin edhe golin e tretë dhe të qetësisë në këtë takim me anë të Ygor (74’).
E gjitha ajo çfarë arriti Ferizaj të bënte në këtë takim ishte që ta shënonte golin e nderit me anë të Fatih Karahodas në minutën e 82-të.
Pas javës së 15-të, Vushtrria gjendet në pozitën e dhjetë me 12 pijë, aq sa ka edhe Ferizaj, derisa gjenden në zonën që dërgon në rënien në ligën e parë. /Telegrafi/