Telegrafi

Ferizaj fiton ndaj Vushtrrisë në takimin formal

Ferizaj ka mposhtur Vushtrrinë në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës me rezultat 1-3.

Vushtrriasit e filluan mjaftë mirë takimin duke krijuar rastet mjaftë të mira për gol, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Nga presioni i lartë që bënë vendasit ndaj Ferizajt, arritën të kalonin në epërsi në minutën e 22-të me anë të Drilon Fazliut.

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol, derisa në të dytën ishin mysafirët që e morën takimin në duar.

Mysafirët i shënuan golat në minutën e 49, 55 dhe 77-të, për t’i fituar tri pikë që nuk kanë rëndësi për ta

Pas javës së 30-të, Ferizaj është në vendin e 10-të me 29 pikë, dhe Vushtrria me 18 sosh, derisa kanë rënë nga Superliga. /Telegrafi/