Telegrafi

Vushtrria dhe Malisheva zhvillojnë ndeshjen e sezonit në barazh, garë për një biletë në Superligë

Sot do të përmbyllet edicioni 2021/22 në futbollin kosovar me ndeshjen e barazhit.

Stadiumi Zahir Pajaziti në Podujevë do të jetë nikoqir i ndeshjes së barazhit mes Vushtrrisë dhe Malishevës.

Vushtrriasit vijnë në këtë takim pasi përfunduan në vendin e dytë të Grupit B në Ligën e Parë dhe mposhtën Lirinë në barazhin e parë.

Në anën tjetër Malisheva përkundër se pati një sezon shumë të mirë përfundoi e teta në renditjen tabelare në Superligë dhe mbeti në barazh.

Dueli mes dy skuadrave do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në Zahir Pajaziti stadium dhe pritet të jetë shumë interesant.

Të dyja skuadrat duan vetëm fitoren, derisa pritet një numër i madh i shikuesve nga të dyja skuadrat. /Telegrafi/