Me ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë, ka përfunduar sezoni 2020/21.
Malisheva e Grupit A dhe Ulpiana e Grupit B, kanë siguruar promovimin direkt në Superligën e Kosovës.
Mirëpo, lajm i hidhur është se dy klube të njohura të futbollit kosovar, Vushtrria dhe KEK-u kanë rënë në Ligën e Dytë.
Vushtrria në të shkuarën ka qenë kampion i Kosovës, ndërsa KEK-u kishte fituar Kupën e Kosovës.
Pas një sezoni të dobët dhe me shumë probleme, Vushtrria përfundoi e fundit në grupin A, sikurse KEK-u në grupin B.
Ato do të garojnë tashmë në nivelin e tretë të futbollit të Kosovës. /Telegrafi/