Site icon Telegrafi

Vushtrria bëhet me qendër rinore në vlerë prej 250 mijë eurosh

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka përuruar sot qendrën rinore të Vushtrrisë- e cila kap vlerën e 250 mijë eurove.

Gashi tha se kjo qendër do të jetë vatër për të rinjtë e këtij vendi.

“Është një prej investimeve më të rëndësishme në kuadër të Departamentit të Rinisë”, ka thënë Gashi.

Ai njëherësh njoftoi se në vitin 2019 do ta fillojnë programin “Fondi rinor”, program ky që do të përkrahë të rinjtë në aktivitete të ndryshme, por edhe krijimin e bizneseve.

Ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se kjo qendër do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.

“Nga sot, të rinjtë e Vushtrrisë kanë adresën e tyre, kanë shtëpinë e tyre”, ka thënë Tahiri.

Gjatë kësaj ceremonie, ansambli “Hasan Prishtina” luajti një pikë muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version