Telegrafi

Vushtrria befason Llapin, merr tri pikë të arta në luftën për mbijetesë

Vushtrria ka arritur të fitojë ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0.

Skuadra bardhekaltër ka befasuar ekipin e udhëhequr nga Tahir Batatina që ishte favorit para fillimit të ndeshjes.

Të besuarit e Fitim Llapashticës kanë realizuar gol pas 26 minutave lojë, kur shënoi Eri Lamçja.

E prej minutës së 26-të, Vushtrria arriti mjaftë mirë ta menaxhoj rezultatin duke marrë në fund një fitore të artë.

Deri në fund llapjanët tentuan me të gjitha forcat të barazonin rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Vushtrria me këto tri pikë i ka ikur fundit të tabelës dhe tani është në koutën e nëntë pikëve sa ka edhe Ferizaj e Flamurtari.

Ndërkohë Llapi mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e ardhshme Vushtrria do ta luaj në udhëtim tek Trepça ’89, ndërsa Llapi e pret Drenicën. /Telegrafi/