Vushtrria ka arritur ta shkaktojë befasinë më të madhe këtë edicion teksa ka mposhtur liderin Ballkanin me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve pasi Vushtrria ishte dënuar nga FFK për shkak që tifozët vendas kishin sulmuar gjyqtarin në takim me Gjilanin.
Gjithsesi vendasit ishin të motivuar pasi luanin ndaj liderit të tabelës dhe kishin nevojë të madhe për pikë.
Ndeshja filloi më mirë për Ballkanin të cilët krijuan disa raste të mira me Baftiun e Maganin, por që dështuan të shënonin.
Në anën tjetër vendasit në minutën e 32-të vendasit fituan penallti që në gol e shndërroi Bashkim Shala.
Dy minuta më vonë Ballkani ka mundur ta barazoi rezultatin, por goditja e Blend Baftiut u ndal nga shtylla.
Me rezultatin 1-0 për vendasit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë Ballkani u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Vushtrriasit dilnin disa herë në mundësi shënimi nga kundërsulmet, por që portieri mysafir Armend Ruxhi bënte mrekulli me pritjet e tij.
Skuadra e Ismet Munishit shtoi sulmet në fund, por nuk arritën të barazonin rezultatin.
Kësisoj Vushtrria merr një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme 1-0, fitore që i mbanë me shpresa për mbijetesë.
Pas 17 xhirove në vjeshtë, Vushtrria e mbyllin në pozitën e 11-të me 15 pikë.
Në anën tjetër përkundër humbjes, Ballkani do të dimërojë si kampion vjeshtor pasi me 34 pikë, dy më shumë se përcjellësi Gjilani. /Telegrafi/