“Rreth orës 08:00 të mëngjesi (të martën), policia ka pranuar një informatë nga spitali i qytetit në Vushtrri, lidhur me rastin e dyshuar të helmimit, ndërsa ishte konfirmuar vdekja e foshnjave, binjake, tetëmuajshe”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës, ndërsa raporton Koha.
Bëhet e ditur se disa produkte ushqimore, të cilat besohet se janë konsumuar nga viktimat, janë marrë si pjesë e mostrave për analizë të mëtejme, përderisa trupat e pajetë të foshnjave, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/