Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë ka ndodhur një rast grabitje.
Viktima femër ka raportuar në polici se tre persona të panjohur të maskuar me forcë e kanë nxjerr nga vetura dhe duke e lidhur të dy duart i kanë grabitur portofolin, ndërsa telefonin ia kanë thyer dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/