Një femër ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy femra të tjera.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:25, në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.
Ndërsa, të dyshuarat janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/