Me një ceremoni rasti u bë shpërndarja e 10 makinave mjelëse me kapacitet 40 litra dhe 20 bidonëve të qumështit ,me kapacitet 20 litra. Kjo përkrahje është si rezultat i projektit te përbashkët ndërmjet OZHR “Mëshqerra” dhe Komunës së Vushtrrisë.
Të pranishëm ne ketë ceremoni ishim zyrtaret te OZHR “Mëshqerra” dhe Zyrtarët komunal.
Drejtoresha për Bujqësi Arta Haxhaj falënderoi organizatën implementuese për realizimin e premtimeve të projektit me dhi qumështore në Vushtrri dhe uroi fermerët e dhive për mbarështim të mirë të fermave të tyre.
Ndërsa, zyrtaret e OZHR “Mëshqerra” ,Tahir Tahiri dhe Ilmi Mrasori theksuan se këto pajisje janë për lehtësimin e punëve në ferma dhe rritjen e prodhimit të qumështit të dhive, me synim për ta përmirësuar kualitetin e qumështit.
Fermerët përfitues, falënderuan donatorët për kontributin e dhënë në përkrahje të vazhdueshme.
Me të gjithë fermerët e pranishëm u nënshkruan kontratat e dhurimit.
Sipas agjendës së paraparë me këta fermer gjatë javës tjetër do të përfitojnë edhe ushqim të koncentruar për dhi qumështore. /Telegrafi/