Site icon Telegrafi

Vushtrri: Numërohen mbi 40% të votave, PDK në avantazh

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve dhe tashmë po vijon procesi i numërimit të votave.

Në disa komuna procesi i numërimit është duke shkuar shumë shpejt.

Në Komunën e Vushtrrisë tashmë janë numëruar rreth 38% të votave.

Kur janë procesuar 37 nga 98 kuti me vota, rezultatet nxjerrin të parin kandidatin e PDK-së, Ferid Idrizi.

FERIT IDRIZI (PDK) – 4.204 vota apo 36,26%

XHAFER TAHIRI (LDK) – 3.772 vota apo 32,53%

ARSIM REXHEPI (LVV) – 3.029 vota apo 26,12%

Exit mobile version