Telegrafi

Vushtrri, luhet për titull dhe mbijetesë

Trajneri i Vushtrrisë, Rizvan Jetuallahu, thotë se Gjilani është favorit në përballjen kundër skuadrës së tij. Ai tregon edhe arsyet pse Gjilani favorizohet.

“Është skuadër më e kompletuar dhe më e mirë se ne”, ka thënë Jetullahu. Mirëpo, trajneri i Vushtrrisë ka besim edhe në forcën e skuadrës së vet. Ka besim se kjo forcë do të mjaftojë për të mposhtur Gjilanin, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Gjilanit zhvillohet të premten (sot, 13:00) në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri dhe e hap xhiron e 20-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Në këtë përballje skuadrat kanë synim të njëjtë – fitoren, megjithëse kanë objektiva të kundërt: Vushtrria zë vendin e parafundit (11) me 18 pikë dhe po kërkon mbijetesën, kurse Gjilani zë pozitën e tretë me 33 pikë dhe po kërkon titullin.