Zyrtarë nga stacioni policor në Vushtrri kanë thënë se trupi i pajetë i viktimës është gjetur të shtunën nga një bujk i cili po ujiste arat në periferi të qytetit afër Urës mbi lumin Sitnica, ndërsa identifikimin e kufomës së viktimës e kanë bërë familjarët e tij.
Policia nuk ka dhënë asnjë version lidhur me rrethanat në të cilat ka humbur jetën i ndjeri, por rasti është duke u hetuar dhe derisa të kthehet rezultati i autopsisë nuk mund të konstatohen rrethanat e vdekjes. /Telegrafi/