Një qytetar sot ka gjetur një portofol në Vushtrri me 400 euro, të cilin pastaj e ka dorëzuar në polici.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili e ka vlerësuar lartë gjestin e këtij qytetari.
“Vullneti dhe shembulli i mirë i një qytetari ka bërë që portofoli dhe parat e humbura, t’i kthehen personit që i përkisnin. Gjesti i qytetarit, paraqitja e portofolit me para të gjetura në stacionin e policor në Vushtrri, ka mundësuar që pas procedurave të verifikimit, pronari t’i merr në zotërim portofolin dhe paratë, raporton Veriu.info.
Zahiti në emër të policisë e ka falënderuar qytetarin, për gatishmërinë dhe sjelljen e tij për bashkëpunim.