Pesë persona kanë përfunduar në spital, pasi plani i një djali romantik ka dështuar tërësisht.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, djaloshi, i cili tani po quhet “Romeo”, i cili ishte i dehur, i tha policisë se ai shkoi në tek një ndërtesë në të cilën jetonte ish e dashura e tij, por nuk guxoi të përballej me atë nga frika se ajo do ta refuzonte.
Në vend të kësaj, ai doli me një plan – do të ndizte një zjarr dhe pastaj do të shpëtonte banorët e ndërtesës, pas së cilës do të shihej si një hero në sytë e saj.
Ai ndezi zjarrin, megjithatë, kur filloi të merrte përmasa, ai e kuptoi se ishte e pamundur ta ndalonte.
Flakët po përhapeshin dhe banorët thirrën zjarrfikësit – dhe si pasojë, pesë persona janë hospitalizuar për helmim me monoksid karboni.
Policia më vonë arrestoi “Romeon” në një kafene aty pranë. Nuk dihet se si ka reaguar vajza.
I dashuruari nga qyteti siberian të Omsk tani kërcënon pesë vjet burg për zjarrvënie. /Telegrafi/