Site icon Telegrafi

Vuri pa dashje në çantën e së bijës edhe diçka të papërshtatshme (Foto)

Nëna e paemëruar nga Queensland i Australisë, ka vënë në çantën e së bijës edhe një shishe me vodkë.

Në vend të lëngut, së bashku me ushqimin ajo ia ka dhënë edhe pijen alkoolike, e cila ka në ambalazh me frute mali që lë përshtypjen sikur të jetë për fëmijë, transmeton Telegrafi.

Por, nuk ka kaluar kohë e gjatë dhe ajo ka pranuar një telefonatë nga kujdestarja e shkollës.

Në çantën e shkollës, nëna ia vuri edhe një shishe me vodkë

“Më pyeti se a jam në dijeni, çfarë ka marrë vajza me vete në shkollë”, ka shpjeguar ajo lidhur me rastin.

“Shkova me shpejtësi te frigoriferi dhe e pashë që njëra nga paketimet e vodkës mungonte. Ia kisha dhënë vet”.

Fotografinë që e shfaqë këtë pije, gruaja e ka postuar në rrjete sociale, në mënyrë që të mos përsëritet nga prindërit tjerë dhe të jenë më të kujdesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version