Ish i dashuri xheloz, ka vënë një maskë të çuditshme, parukë dhe është veshur si infermier, për të kidnapuar partneren e mëhershme nën kërcënimin e armës.
Gregory Whyte i shkoi pas viktimës, sapo ajo u lëshua nga puna në Cheshire të Anglisë dhe i tha “mbylle gojën se të vras”, transmeton Telegrafi.
Plani tij për ta kidnapuar nuk shkoi si duhet, pasi intervenuan të pranishmit dhe e ndaluan.
Forcat e rendit kanë arrit me shpejtësi dhe e kanë arrestuar 55-vjeçarin, të cilit me vete i gjetën një palë pranga të punuara në shtëpi dhe një thikë.
Atë e kanë dënuar me 12 vjet burg, pasi pranoi se donte të kidnaponte të dashurën, kishte tendenca për sulm fizik dhe barti thikë në publik.
Këtë veprim, ai e ka ndërmarrë gjatë vitit të kaluar, vetëm pse dëgjoi se ajo nisi një lidhje të re. /Telegrafi/