Gruaja e njohur si Sarah dhe partneri saj, dyshonin se një burrë që ndanin banesën me të në Zelandë të Re, po u hynte në dhomë dhe vidhte, andaj e vendosën një kamerë për të parë çfarë po ndodhë.
Filmi i fshehtë tregoi momentin shokuesi kur ‘cimeri’ pervers hyri në tualetin e tyre, mori brushën e dhëmbëve të saj dhe nisi të fërkojë organin gjenital, transmeton Telegrafi.
Me të parë se çfarë ndodhi, Sarah i ka kërkuar pronarit të shtëpisë t’i kthehet parapagimi për disa muaj, ndërsa këtë njeri e ka kërcënuar se do ta paraqesë në Polici.
“Shkova tek ai me dy brusha dhëmbësh dhe e pyeta se çfarë më duhen tani. Ai u bë i kuq si domate, por sillej sikur nuk dinte gjë. Më pas ia hodha fytyrës dhe u largova”, ka thënë ajo.
“I kam fiksim brushat e dhëmbëve, më kënaqin”, është shprehur ky njeri i paemëruar, duke mos u bezdisur me atë që ka bërë.
Nuk bëhet e ditur nëse ajo e ka paraqitur vërtetë rastin, apo vetëm është larguar nga banesa që ndante me këtë burrë të pështirë. /Telegrafi/
https://youtu.be/18_KuHNi7NA