Personi i cili kaloi nëpër një lëndinë jashtë Shtëpisë së Bardhë, pasi i vendosi zjarrin vetes ka ndërruar jetë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shërbimet e emergjencës gjetën burrin, i cili raportohet se kishte pësuar 85 për qind të djegies në trupin e tij, në një zonë në Uashington të njohur si Ellipse ose Parku i Presidentit.
Kur oficerët arritën te personi në fjalë, i cili është emëruar si Arnav Gupta nga Bethesda, Maryland, ishte ende duke qëndruar në këmbë mes raporteve që mbante një veshje mbrojtëse – një pretendim që mbetet i pakonfirmuar.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes rreth orës 12.20, në kohën lokale, ndërsa ai ishte shtrirë në lëndinë më pak se një milje nga Shtëpia e Bardhë.
Më pas, bëhet e ditur se ai u dërgua me shpejtësi në një spital aty pranë, duke u ndeshur me plagët “kërcënuese për jetën” pasi kishte vuajtur 85 për qind të djegies në trupin e tij dhe vdiq në mbrëmje, sipas Policisë së SHBA-së.
Zyrtarët e Shërbimit Sekret thanë se agjencia kishte “përgjigjur në sekonda” ndaj incidentit ndërkohë hetimi është dorëzuar në Departamentin e Policisë Metropolitane.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte duke punuar në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë gjatë incidentit, konfirmuan zyrtarët.
Mediat kanë bërë të ditur gjithashtu se policia gjeti një paketë të dyshimtë pranë burrit. /Telegrafi/