Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 50-vjeçar që dyshohet se i ka vënë flakën lokalit të bashkëshortes së tij.
Objekti në fjalë u dogj mesditen së mërkurës në fshatin Nartë. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por me zhvillimin e hetimeve rezultoi se zjarrin e kishte vënë 50-vjeçari për motive të dobëta.
Biznesi adminstrohej nga bashkëshortja e tij me të cilën është në proces divorci. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe ku ishte parkuar një automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore. /Telegrafi/