Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vazhdimi i dialogut me Kosovën do të vazhdojë me 7 shtator në Bruksel dhe sipas tij në këtë takim do të kërkojë që të bisedohet për çështje konkrete siç është formimi i Asociacionit të komunave të Kosovës me shumicë serbe.
‘Ne nuk po bisedojmë për problemet kryesore, pala serbe po përgatitet për vazhdimin e dialogut me 7 shtator, do të kërkojë realizimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila është nënshkruar nën mbikëqyrjen e BE-së, e që është formimi i këtij Asociacioni. Të shohim veprime konkrete..’ ka deklaruar Vuçiq në një konferencë për media në Beograd.
Sipas tij Serbia është e interesuar për vazhdimin e dialogut.
“Mirëpo, kërkojmë dialog të vërtetë, e jo vetëm atë se duhet t’i pranojmë. Këtë i’a kam deklaruar edhe Palmerit dhe Grenellit, iu kam thënë edhe para Thaçit, iu kam thënë të gjithëve. Unë i kuptoj ata, ajo është politikë e shteteve të tyre….Por, të flasim për hapjen e linjave hekurudhore, ajrore etj… kjo dikujt nuk po i intereson’, ka deklaruar Vuçiq. /Telegrafi/.