“Dua të bëj të ditur se tërhiqem nga gara për kryetar të FBK-së, duke parë që persona të caktuar, kanë zgjedhur forma të manipulimeve, mes tyre edhe falsifikime, vetëm e vetëm për të qenë në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës”.
“Unë nuk e shoh vetën pjesë të këtij rrethi të njerëzve, të cilët nuk e kanë fuqinë të më shohin në sy”, tha Belegu gjatë mbledhjes së kuvendit sot.
Vuniqi kërkoi edhe nga kundër-kandidati i tij Belegu, që për shkaqe morale të tërhiqet nga kjo garë e përcjellur me shumë parregullsi dhe që t’i jepet mundësia një pale të tretë për konkurrim.
Ashtu nuk mendoi Belegu, i cili vazhdoi kandidaturën e tij të përkrahur nga shumica e kuvendarëve, derisa në fund të punimeve të Kuvendit, udhëheqjen e tij e merr Valdet Spahija, pas mospajtimeve rreth udhëheqjes që deri atë kohë e bëri Artan Rugova. /Telegrafi/