Site icon Telegrafi

Vuniçi do t’i bëjë konkurrencë Belegut

“Në mbledhjen e mbajtur të shtunën Bordi vendosi që të më propozoj mua për kryetar të FBK-së”, ka deklaruar Vuniçi për Express, i cili beson se do t’i fitoj zgjedhjet dhe do ta drejtoj basketbollin kosovar.

Ndërkohë, kandidat tjetër për postin e kryetarit të FBK-së, pritet të jetë edhe Erolld Belegu, i cili edhe më parë ka drejtuar shtëpinë e basketbollit kosovar.

Zgjedhjet në FBK do të mbahen me 24 gusht, pas largimit të papritur të kryetarit të deritashëm, Fatmir Gashi, i cili e mori postin e zëvendësguvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version