Telegrafi

Vullnetari shqiptar vritet gjatë luftimeve në Siri

Një nga familjarët e Muaz Ahmetit ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, që ishte pjesëmarrës në konfliktin disa mujor që po zhvillohet në Siri. 

“Si familje përmes telefonit jemi informuar dje për birin tonë që ka rënë në luftën në Siri”, ka thënë për agjencinë INA, një familjar i Muaz Ahmetit.

Muaz Ahmeti, i lindur në fshatin Tërnoc, më 30 mars 1990, në vitin 2008 kishte filluar studimet në Kajro të Egjiptit. /Telegrafi/