Telegrafi

Vullnetarët që i shpëtuan fëmijët e bllokuar në një shpellë të Tajvanit, po kërkojnë fëmijët e zhdukur në fshatrat e përmbytura nga diga e shembur (Video)

Një fëmijë i frikësuar dhe i uritur është bartur në krahët e vullnetarëve që e gjetën në një fshat të Laos, që është përmbytur nga uji shkaku i shembjes së digës.

Atë e bashkuan me të ëmën, e cila e kishte lëshuar derisa po largohej në mal, sepse e humbi vetëdijen, transmeton Telegrafi.

Bashkë me këtë fëmijë janë gjetur edhe 14 të tjerë, derisa afro 100 fëmijë mbesin ende të zhdukur.

Këto kërkime janë duke i bërë të njëjtit vullnetarë, të cilët para tri javësh i shpëtuan 12 nxënës dhe mësimdhënësin e tyre, që ishin bllokuar në një shpellë të Tajlandës.

Fshatrat që ndodheshin poshtë digës Xe Namboy, janë ende të përmbytura sepse uji nuk po tërhiqet. Derisa shumë njerëz janë pa kulm mbi kokë dhe pa kushte elementare banimi, ka rrezik që në rajon të shpërthejë ndonjë epidemi. /Telegrafi/