Për personat e moshuar nga Kumanova, Lipkova dhe Nagoriçani i Vjetër do të kujdesen vullnetarë të cilët do të kujdesen për furnizimin me ushqim dhe do të caktojnë kontrolle mjekësore.
Këto janë të parapara nv projektin “Në vizitë, me qëllim të mirë”, të cilin e realizon Shoqata e pensionistëve dhe për këtë qëllim, Shoqata e cila ka 14 degë në rajonin e tre komunave në fjalë, veçmë ka filluar me organizimin e grupeve të vullnetarëve të cilët do të ju ndihmojnë pensionistëve me gjendje të keqësuar shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Numër i madh i pensionistëve kanë mbetur të vetëm, pa ndihmën e domosdoshme. Duke e parë atë problem, vendosëm t’i ndihmojmë pensionistët që janë në gjendje jo të volitshme materiale, janë të vetmuar, në gjendje të keqësuar shëndetësore, duke angazhuar vullnetarë të cilët do të kujdesen për nevojat themelore të këtyre personave”, tha Nikolla Kostovski, kryetar i komisionit për shëndetësi pranë Shoqatës së pensionistëve.
Nga shoqata thonë se është paraparë të angazhohen nga 100 deri më 150 vullnetarë të cilët do të stërviten dhe do të marrin çertifikatë për pjesëmarrje në projekt, mund të angazhohen edhe personel mjekësor të cilët gjatë vizitave do të mund të ofrojnë edhe ndihmë mjekësore./Telegrafi/