Telegrafi

Vullnetarë të Kryqit të kuq asistojnë në lindje të refugjates në linjën kufitare

Mbrëmë ekipi mobil i Kryqit të kuq është thirrur nga ana e policisë kufitare në Gjevgjeli për shkak të emigrantëve të cilët në mënyrë ilegale e kanë kaluar kufirin. Në mesin e tyre ja qenë edhe një grua në muajin e nëntë të shtatzënisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Është thirrur Ndihma e shpejtë por në ndërkohë lindja ka filluar dhe vullnetarët e Kryqit të kuq, Igor Dimitrievski dhe Tashko Popovski i kanë ndihmuar gruas të lind një djalë të shëndetshëm./Telegrafi/