Site icon Telegrafi

Vullnetarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhanë betimin solemn

Gjenerata e tridhjetë e katërt e ushtarëve në shërbimin vullnetar ushtarak në Maqedoni, sot në kazernëm “Akekso Demnievsmi-Bauman” në Veles dhanë betimim solemn.

Komandanti i Qendrës për trajnim individual, Arben Jakupi, në solemnitet porositi se në periudhën e ardhshme do të kenë shumë punë në mposhtjen e përmbajtjeve nga trajnimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se me shërbimin ushtarak hapet mundësia për ndërtim të profesionit ushtarak dhe krijohet bazë për përzgjedhje të mëtejshme në përbërjen profesional në ARM.

Në solemnitet morën pjesë përfaqësues të komandove dhe njësiteve të ARM-së, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë të ushtarëve dhe mysafirë të tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version