Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, tashmë ka rrëfyer për orientimin e tij seksual.
Ai sa ishte në formatin e lartpërmendur i ka zbuluar të gjitha, duke dashur që të jetoj jetën siç do ai, pa u ndikuar nga të tjerët.
I ftuar në emisionin “The Week End”, gazetari theksoi se jetojmë akoma në një shoqëri të mbyllur, ku hezitojnë të flasin dhe të shprehin lirshëm.
Ish-konkurrenti thotë se njeh shumë persona që janë homoseksualë por që janë të martuar me gra, bëjnë jetë të dyfishtë.
“Ne jetojmë me një shoqëri të mbyllur. Ka shumë njerëz që janë homoseksualë dhe janë të martuar për shkak që nuk kanë mundësi me e tregu veten dhe bëjnë një jetë të dyfishtë”, tha ai.
Tutje shtoi: “Ky problem në Kosovë, në shoqëritë patriarkale në shoqëritë më të prapambetura është problem shumë i madh. Shumë njerëz që unë njoh janë gay dhe janë të martuar”.
Në ndërkohë, Vullneti pas përfundimit të Big Brother po vazhdon me angazhimet në profesionin e tij. /Telegrafi/