Telegrafi

Vullkani që shpërtheu në Indonezi nxori hi të dendur, mbi 100 turistë ikën të frikësuar nga mali

Hiri i dendur që nxori një vullkan në Indonezi arriti në mbi 180 metra, derisa mbi 100 turistë që ndodheshin në afërsi, ikën nga mali të frikësuar.

Nga krateri në ndodhet në një zonë turistike në West Java, është aktivizuar në orët e pasdites, pikërisht në kohën kur vizitorët shkojnë në hapësirën malore, transmeton Telegrafi.

Shoqëruesit e tyre i kanë drejtuar nëpër shtigjet e duhura me shpejtësi, duke iu mundësua që të arrijnë në pjesën e banuar dhe të mos humbasin.

Të gjithë janë kthyer të palënduar, derisa dy prej turistëve që kishin problem në frymëmarrje u dërguan në kontroll në spital, prej nga u lëshuar sërish.

Në pamjet e shpërndara, shihet se si ata iknin në drejtime të ndryshme, derisa shtëllunga e hirit nisi të mbulonte gjithçka, derisa nuk raportohet për ndonjë incident tjetër. /Telegrafi/