Gjithashtu është mbuluar nga hiri i zi, skenat nga ishulli spanjoll La Palma. Vullkani Cumbre Vieja tash e disa muaj nuk ka të ndalur – vazhdimisht është duke shpërthyer.
Më shumë se 7.000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ku më shumë se 2.800 objekte janë shkatërruar, sipas shërbimit monitorues të BE-së i njohur si Copernicus, transmeton Telegrafi.
E pasi ditëve të fundit ka pasur më pak shpërthime (aktivitet) nga ky vullkan, janë realizuar pamje nga ajri që tregojnë gjendjen reale në këtë vend.
Ky është shpërthimi më i gjatë i vullkanit në La Palma dhe njëherit i treti në 100 vitet e fundit. /Telegrafi/