Një imazh dramatik tregon një shtëpi në Ishujt Kanarie që ka arritur t’i shpëtojë lavës nga një vullkan shpërthyes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit në mediat sociale e kanë quajtur rezidencën në La Palma një “shtëpi mrekullie”.
Vullkani filloi të shpërthejë të dielën dhe më shumë se 200 shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 6,000 njerëz janë evakuuar.
En @LaHoraTVE charlan con Alfonso Escalero, el fotógrafo que captó la imagen de la casa rodeada de lava: "Esto es un trabajo para fotógrafos de guerra. Nosotros no estamos preparados para asumir tanta tragedia y tanto dolor".#LaHoraDeLa1 ▶ https://t.co/fT1q6lUlV3 pic.twitter.com/vSeOM1zpmx
— RTVE (@rtve) September 23, 2021
Llava nga vullkani Cumbre Vieja është ende duke përparuar dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa do të zgjasë shpërthimi.
Por imazhi i fotografit Alfonso Escalero tregon shtëpinë e rrethuar nga lumenj lavash nga vullkani Cumbre Vieja.
Una casa se salva de milagro de ser sepultada por la lava. Fotos para la historia.
Erupción en La Palma (? Alfonso Escalero) pic.twitter.com/FufK9TODlf
— Jesús Espinosa (@_jesusespinosa_) September 21, 2021
Ajo thuhet të jetë në pronësi të një çifti danez në pension, Inge dhe Ranier Cocq, të cilët nuk e kanë vizituar atë që nga fillimi i pandemisë, sipas El Mundo.
Ada Monnikendam, e cila ndërtoi shtëpinë me burrin e saj, tha se kishte folur me çiftin që i tha: “Edhe pse nuk mund të shkojmë tani, ne jemi të lehtësuar që ajo është ende në këmbë”.
Sipas zonjës Monnikendam, çifti ka miq në zonë që kanë humbur gjithçka për shkak të vullkanit.
“Ata nuk duan të flasin me askënd sepse nuk do të pushojnë së qari”, ka thënë zonja Monnikendam. /Telegrafi/