Rrjedha e lavës nga një vullkan në ishullin spanjoll La Palma ka goditur një fabrikë çimentoje dhe një pronë industriale.
Midis 700 dhe 800 banorë janë evakuuar nga Los Llanos de Aridane për shkak të përparimit të lavës.
Autoritetet kanë monitoruar një rrjedhë shkëmbi të shkrirë që ka ndezur ndërtesa pranë fabrikës së çimentos, raporton euronews.
Deri në 3,000 banorë ishin urdhëruar të qëndronin brenda për shkak të frikës nga gazrat toksikë, por bllokimi tani është hequr, transmeton Telegrafi.
Incredible footage shows lava flowing from La Palma volcano – three weeks after the first eruptions pic.twitter.com/5IJxO6n8sM
— The Sun (@TheSun) October 12, 2021
Elngel Morcuende, drejtor teknik i Planit të Emergjencave Vullkanike të Ishujve Kanarie, konfirmoi të martën se reja e tymit kishte kaluar dhe banorët mund të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Vullkani La Cumbre Vieja filloi të shpërthejë më 19 shtator, duke detyruar 6,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Ishujt Kanarie të Spanjës.
Mbi 1.100 ndërtesa janë shkatërruar deri më tani nga llava, si dhe afro 600 hektarë tokë. Të shtunën, një pjesë e konit të vullkanit u shemb, duke dërguar lumenj të rinj lavash që derdhen poshtë shpateve drejt një zone industriale në perëndim të La Palma.
Fluturimet në ishull kanë rifilluar pas dy ditësh në pritje për shkak të reve të hirit vullkanik. Ky është shpërthimi i tretë vullkanik në La Palma, edhe pse i fundit ndodhi mbi pesëdhjetë vjet më parë në vitin 1971. /Telegrafi/
Lava rivers from the Vega volcano cover the island of #LaPalma in #Spain🇪🇸⚠️
📍Important and general announcement about the solution to stop the abnormal climate disasters.
06 – 12 – 2019 ADhttps://t.co/MZQ9iPPoC7
Imam Nasser Mohammad Al-Yemeni pic.twitter.com/IyySNJn8dw— نُذر العذاب nibiru (@NibiruNews1) October 12, 2021