Vullkani Fuego në Guatemalë ka filluar të lëshojë shkëmbinj dhe materiale të nxehta.
Instituti i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë i Guatemalës njoftoi se rrjedha e përbërë nga baltë, ujë dhe materiale vullkanike, si pasojë edhe e shirave ka shkatërruar pemët nga vendet që ka kaluar.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga rrjedha e sedimenteve në Lumin Panaleon, nga rajoni Santa Lucia Cotzumalguapa janë evakuuar 72 persona
Kërkimet zyrtare për të humburit pas shpërthimit kanë përfunduar dje, ndërsa në disa rajone ende vazhdojnë kërkimet e kryera nga vullnetarë, përcjell Telegrafi.
Mbi katër mijë persona në Guatemalë qëndrojnë në strehimore pas shpërthimeve të javës së kaluar, ndërsa kishin humbur jetën 110 persona.
Zyrtarët mëngjesin e së dielës së kaluar kanë vërejtur aktivitete në vullkan, por nuk kanë marrë vendim për evakuim. Për këtë ishte nisur hetim.
Nga shpërthimet në vullkan janë ndikuar 1.7 milion persona. /Telegrafi/