Site icon Telegrafi

Vulin thirrje BDI-së dhe LSDM-së: Mos e krijoni qeverinë duke hedhur zjarr drejt Serbisë

Ministri i Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se Maqedonia nuk duhet të lejojë që të bëhet mjet i zhvillimit të nacionalizmit ekstrem.

Ai i ka bërë thirrjë drejtuesve të Bashkimit Demkoratik për Integrim në Maqedoni, dhe Zoran Zaevit që mos ta krijojnë Qeverinë në Maqedoni, duke hedhur fjalë të këqija për Serbinë pasi sipas tij kjo do të shkaktonte debstalizim në gjithë rajonin, transmeton lajmi.net.

Ky reagim i Vulinit ka ardhur pasi mediat maqedonase raportuan se Ali Ahmeti i kishte kërkuar Zaevit, që ta akuzonte Serbinë për krime lufte ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë viteve 1912-1956.

Exit mobile version