Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka kërkuar sot nga ambasadori rus Aleksandar Çepurin, që Rusia të bëjë çmos që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Gjatë një takimi në Beograd ai ka falënderuar diplomatin rus për qëndrimin e deritanishëm të Moskës ndaj Kosovës.
“Vulin në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes ka lutur ambasadorin që Rusia sikur edhe deri më tash, të bëjë çdo gjë që është në dorën e saj për të pamundësuar pranimin e Kosovës në Interpol”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.