Pas vendosjes së kurorës me lule në Mathauzen, ku ishte kampi i përqendrimit në Austri, ministri serb Aleksander Vulin, është larguar nga komemoracioni për shkak të pranisë së delegacionit dhe flamurit të Kosovës në këtë ngjarje.
Vulin këtë e ka bërë në shenjë proteste, por ka thënë që e bëri pasi nderoi vendin ku prehen mijëra njerëz të vrarë.
“Delegacioni ynë nuk mund ta lejojë dhe të rrijë i heshtur kur kemi parë paraqitjen e flamurit të shteti të rremë të Kosovës si i barabartë me shtetet tjera”, ka thënë Vulin, transmeton Telegrafi.
“Flamuri i Kosovës nuk mund të jetë mes flamujve të shteteve, kjo është një gjë e keqe. Flamuri kosoavr nuk ka çka të kërkojë në mesin e flamujve të shteteve të koalicionit kundër Hitlerit, në mesin e vendve fituese”, tha Vulin. /Telegrafi/