Site icon Telegrafi

Vula, mister kartoni i verdhë

Statistikat në vazhdim të 11 javëve të para apo fazës së parë të kampionatit të Kosovës në futboll të njohur si Raiffeisen Superliga, kanë nxjerr detaje interesante.

Këtë herë për kemi nxjerr statistikat e arbitrave.

Më së shumti karton ta verdhë në fazën e parë ka dhënë Kreshnik Vula. Arbitri gjakovar në 7 ndeshje sa ka drejtuar madje 52 herë ka treguar kartonin e verdhë apo mesatrisht 7.5 për ndeshje. I dyti në këtë listë është Tefik Maloku me gati 30 % më pak, duke treguar 36 herë të verdhën nëpër ndeshjet që ka ndarë.

Vula është arbitri që është deleguar më së shumti në 7 ndeshje, në këtë drejtim i ka ndihmuar edhe fakti se asnjë skuadër e qytetit të tij nuk është në elitë.

Sa i përket kartonëve të kuq? Aha këtu pak ma ngadalë. Arbitrat janë treguar të kujdesshëm, megjithatë janë këtu sipas statistikave prijnë Besfort Kosumi e Hajriz Hajdari me nga tre kartona të kuq të treguar në 4 ndeshje. Edhe Bejtë Fejzullahu ka treguar tre kartona të kuq, por në pesë ndeshje.

Tek dhënia e penalltisë më dorëlirë është treguar sërish Hajrizi me 3 penallti të akorduar në 4 ndeshje sa kanë dhënë edhe Gramoz Shala e Artan Tahiri. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version